Sunday, April 20, 2025
Nabizi KUPA Gega
789184-C9-03-B5-41-CF-9-D59-B2523658-B380
1ab55e5d-f5c3-470d-bec1-df1777c5234e
HomeMaqedoniAlternativa në Qeveri, punë e kryer

Alternativa në Qeveri, punë e kryer

KOHA merr vesh se i ashtuquajturi “grupi kundër Qeverisë” në Akternativa ka lëshuar pe, pas shpresave se kjo parti do të udhëheq me Ministrinë e Shëndetësisë. Madje edhe emri i ministrit është kumtuar – Bekim Sali, kandidati për kryetar i Komunës së Çairit

Futja e Alternativës në Qeveri, si pjesë e koalicionit LSDM-BDI, është punë e kryer. Mbledhjet si ajo që po mbahet sonte, janë vetëm formale, ndërsa dihen edhe dikateret që do t’i takojnë partisë së Afrim Gashit.
Burime zyrtare i kanë thënë gazetës KOHA se bisedimet Afrim Gashi-Zoran Zaev janë finalizuar ditët e kaluara, ndërsa ka mbetur vetëm njoftimi i dy Kryesive Qendrore të dy partive politike.
KOHA merr vesh se i ashtuquajturi “grupi kundër Qeverisë” në Akternativa ka lëshuar pe, pas shpresave se kjo parti do të udhëheq me Ministrinë e Shëndetësisë. Madje edhe emri i ministrit është kumtuar – Bekim Sali, kandidati për kryetar i Komunës së Çairit, njëherësh sekretar gjeneral i partisë.
Kjo është edhe arsyeja që Gashi në takimet me Zaevin ka qenë i shoqëruar vetëm me Bekim Sali.
Në ndërkohë, në LSDM ka disponim për “dorëzimin” e Ministrisë së Shëndetësisë, pasi ministri aktual, Venko Filipçe do të dorëhiqet bashkë me kryeministrin Zaev.
Veç kësaj, Alternativa i ka pothuajse gati edhe emrat e drejtorëve që do të drejtojnë drejtoritë shtetërore. (koha.mk)

AS-Event
REKLAMONI KETU! REKLAMONI KETU!
AS-Event
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments