Monday, November 25, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeMaqedoniAlsat: Të prekurit nga gripi do të testohen për virus korona

Alsat: Të prekurit nga gripi do të testohen për virus korona

Pas dyshimeve të ngritura në Alsat ditë më parë mbi rastin me gruan nga Velesi që u gjet e vdekur dhe kishte testin e CoVid-19 pozitiv, autoritetet njoftojnë se të gjitha analizat e qytetarëve të prekur nga gripi sezonal do të shqyrtohen edhe njëherë për të vërtetuar nëse në rezultatet e tyre ka pasur prezencë të CoVid-19. Kjo sipas epidemiologut, Zharko Karaxhoski bëhet me qëllim për të vërtetuar nëse virusi Korona ka qenë prezentë nga muaji dhjetor i vitit kaluar, kur edhe kishte marr hov virusi sezonal.

Për shkak të gjendjes me CoVid-19 tani, ka nevojë që kur kjo situatë të qetësohet të behet hulumtim sero-logjik që do të thotë do të hulumtojmë rastet e mëparshme të cilat i ruajmë në laboratorit e vendit. Nëse ka ato marrim rezultate pozitive për CoVid-19 atëherë do të dimë saktë se virusi Korona nuk ka qenë prezent vetëm nga 26 shkurti por edhe më herët. Por them se tani nuk mundemi t’i bëjmë këto analiza, do të bëhen pas kësaj situatë”-tha Zoran Karaxhoski, Epdemiolog.

Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe edhe njëherë konfirmoi se gruaja që u gjet e vdekur në Veles ka qenë e infektuar me CoVid-19. Filipçe tha se gjatë javës që pason do të precizohet edhe koha e vdekjes që më pas të mund të hetohet më thellë prezenca e virusit në vend.

Lidhur me pacienten nga Velesi rezultatet i publikojmë dhe i ndikojmë me qëllim që t’i shmangemi senzacionit. Kur publikohen rezultatet dalim me përmbajtje qe të informohet publiku. Informacionin qe e presim është koha kur ka vdekur zonja dhe djali saj. Këto informacioni janë duke u përpunuar në mjekësi ligjore por duhet përfshirë edhe institucione tjera. Në mëngjes telefonatën që pata me thanë se javës që pason do të përpilohet i gjithë raporti”-pohoi Venko Filipçe, Ministër i Shëndetësisë.

Numri i saktë i personave që kanë ndërruar jetë si pasojë e gripit sezonal do të dihet pas analizave që do t’i bëjmë bashkërisht me analizat e personave të prekur me CoVid-19. Epidemiologu Vlladimir Mikiq theksoi se deri tani si pasojë e gripit sezonal, nga 37 mijë të infektuar kanë ndërruar jetë 3 perona apo përgjigja e vdekshmërisë është 0.01 për qind. Për dallim nga gripi sezonal i vitit kaluar, këtë rast bilanci i të prekurve është rritur për 80 për qind.

Adrian Kerimi

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments

error: Content is protected !!