Thursday, March 28, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeQytetiAlsat M: Ramiz Merko kërkon makinë me timon prej lëkure (VIDEO)

Alsat M: Ramiz Merko kërkon makinë me timon prej lëkure (VIDEO)

Automjet luksoz, limuzinë sedan me ngjyrë të bardhë blejnë autoritetet e reja lokale në Strugë në krye me kryetarin e komunës, Ramiz Merko, vetëm tre muaj pas marrjes së funksionit nga ana e tyre. Ky vendim vjen në një kohë kur Struga është njëra nga komunat me më shumë borxhe në Maqedoni. Nëpërmjet faqes së internetit E-prokurime publike, veç limuzinës, ata kërkojnë për të blerë edhe tre automjete të tjera të klasit më të ulët me pesë dyer. Në shpallje vetëm thuhet se komuna ka nevojë për automjete të reja. Për këtë janë paraparë gati 6 milionë denarë, ose rreth 100 mijë euro nga buxheti komunal.

Kërkohet që limuzina të ketë timon lëkure me kontrolle audio, sensor shiu, errësim automatik të pasqyrës së brendshme, bandazhe alumini, sistem të navigacionit dhe karriget plotësisht ose pjesërisht të jetë lëkurë. Kërkesat për dukjen e limuzinës nuk mbarojnë këtu. Kërkohet mundësisht lidhje pa tel me telefonin celular me anë të bluethoot, ose sistem të ngjashëm në të, më pas frenim automatik për parking, kondicioner automatik me zona të veçanta të temperaturës në karriget e pasme, të paktën gjashtë jastuqe të ajrit, dita të përparme LED dhe programin elektronik të stabilitetit.

Kërkohet që limuzina të jetë dizel, të ketë marsh automatik dhe fuqia të jetë të paktën 149 kilovat. Hapja publike e ofertave do të jetë më 12 mars. Sipas informacioneve të Alsat, komuna aktualisht ka dhjetë makina dhe një furgon. Mes tyre, një Audi A6 të vitit 2011 dhe Mercedes të vitit 2005. Ndryshe, kryetari Ramiz Merko në konferencën e fundit për shtyp u ankuar se borxhi i komunës së Strugës është 7.5 milionë euro. E gjithë kjo vjen në një kohë kur qyteti përballet me shumë çështje prioritare, siç është zgjidhja e problemit me deponinë dhe problemet e shpeshta me ujin e pijshëm.

Miki Trajkovski

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments