Banorët e fshatit Bogovicë të Strugës për Struga Ekspres shprehen të shqetësuar pêr shkak të një shtylle elektrike e cila është gati për tu shembur dhe se rrezikojnë jetën e banorëve dhe shtëpive rreth saj.
“Shtylla elektrike ka më shumë se dy muaj që po na rrezikon jetën,shtëpitë tona,jemi të shqetësuar dhe të frikêsuar,po na shkakton ankth çdo ditë.
Kemi dy muaj radhazi që rastin në fjalë e kemi lajmëruar në EVN, nuk ka asnjë reagim deri më sot.Kërkojmë që nëpërmjet Struga Ekspres ky problem madhor që kemi, të reagoje urgjentisht EVN-ja dhe institucionet përkatëse.Mund të ndodh më e keqja”, shprehen të shqetësuar dhe të revoltuar banorët e Bogovicës për Struga Ekspres.
Këto janë pamjet të cilat vërtetojnë se banorët e Bogovicës kanë nevojë që urgjentisht tu vihet në ndihmë nga EVN-ja e cila e ka detyrim ligjor dhe jo këta banorë të jenë në mëshirë të fatit.
(Struga Ekspres)