Wednesday, October 16, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeOpinionAlmir, o engjëll i vogël të vranë për së treti herë ty...

Almir, o engjëll i vogël të vranë për së treti herë ty bukurosh

Ejup Berisha
Almir mos u mërzit ti nuk je viktima e vetme e sistemit të Zh-Drejtësisë së Republikës së Maqedonisë
Almir o Engjëll i vogël të vranë për së treti her ty more bukurosh. Një herë të vrau vrasësi psikopati i madh Boban Iliç me trurin dhe makinën e tij vrasatare dhe dy herë radhazi të vrau Gjykata Themelore Penale e Kumanovës dhe Gjykata e Apelit Turp për sistemin e Zh-drejtësisë apo dhe të shtrembërsisë së Republikës Veriore të Maqedonisë. Ky është shteti që pretendon të bëhet anëtare e plotfuqishme e Bashkimit Europjan dhe e NATO-s praktikisht me këtë sistemin e Zh-Drejtësisë. Dhe derisa NATO-ja i ka mbyllur sytë dhe don ta pranoj këtë shtetin tonë në gjirin e saj Bashkimi Europjan duke e parë funkcionimin jo-normal të këtij shteti para disa ditëve nuk na dha datë për fillimin e bisedimeve për anëtarësim në gjirin e saj. Dhe unë themë se shkak kryesor për këtë qëndrim dhe veprim negativ por të drejtë të Bashkimit Europjan ndaj kandidaturës së Republikës së Maqedonisë së Veriut është mos zbatimi i drejtësisë ndaj Almirit të vogël dhe jo vetëm kaq shkak tjetër janë mallkimet dhe ofshamat e shumë nënave dhe baballarëve të tjera të cilëtnuk arritën ta gjejnë drejtësinë nëpër gjykatat e vendit. Almir mos u mërzit sepse ti nuk je e vetmja viktimë e sistemit gjyqsor të shtetit tonë por ti je një prej viktimave të shumta por të pafajshme pra a e sheh se ka edhe shumë viktima të tjera të pafajshme. Në mesin e tyre jamë edhe unë Almir Shkup bashk me familjen time Ne pra në vitin 1994 u paraqitëm në Gjykatën e atëhershme Komunale Shkupi 1 Shkup për të kërkuar dëmshpërblim për Babain tim të ndjerë të cilin e humba në fatkeqsinë ajrore e cila ka ndodhur në muajin nëntor të vitit 1993 dhe në fund e humbëm gjyqin për shkak se Gjykata famkeqe e atëhershme e cila është e ngjashme me këtë të sotmen merr vendim që të mos aprovohet kërkesa jonë për marrjen e dëmshpërblimit për humbjen e jetës së Babait tim. Pra Almir a e sheh se ti nuk je viktima e vetme dhe e parë e këtij sistemi të keq dhe skandaloz Gjyqësor pra bashk me ty ka edhe qindra njerëz të tjerë viktima i tillë është edhe babai im i ndjerë Isufi i cili u vra me paramendim nga autoritetet ajrore të vendit tonë para më shumë se 25 vitesh .Prandaj Gjykatat tona propozoj që të quhen vende ku mund të gjendet bukfalisht gjithçka por me kusht që të mos kërkohet drejtësia.

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments