Sunday, November 24, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeMaqedoniAli Ahmeti: Presidenti konsensual është vendim madhor, vetëm me integrimin ne NATO...

Ali Ahmeti: Presidenti konsensual është vendim madhor, vetëm me integrimin ne NATO dhe BE do ta ndalojmë migrimin e qytetarëve


Vendimi për president konsensual të Republikës së Maqedonisë së Veriut është i arsyeshëm dhe i rëndësisë së madhe dhe ajo do të jep rezultate, ka porositur lideri i BDI-së Ali Ahmeti mbrëmë në Dibër nga Konventa partiake ku është promovuar kandidati për kryetar komune të Dibrës Hekuran Duka.

Sipas tij, dikur ka qenë utopi që shqiptar të jetë ministër i Punëve të Brendshme ose ministër i Mbrojtjes të jetë kryetar i Kuvendit por edhe ajo ndodhi.

Shteti ka shtuar ai patjetër të ecë përpara drejt NATO-s dhe BE-së dhe se vetëm me integrimin euroatlantik do të ulet migrimi i madh në Dibër dhe në shtet. Ai konsideron se shqiptarët mund të kenë vetëm dy parti jo më shumë pasi aq janë mundësitë për veprim efikas të politikës së shqiptarëve në shtet.

BDI në periudhën e kaluar ka realizuar disa projekte në Dibër dhe ka kontribut të paçmuar në zhvillimin e komunës. Besojmë se kandidatura e Dukës për kryetar komune do të thotë edhe zhvillim të vazhdueshëm të komunës, ka thënë Ahmeti dhe ka shtuar se kandidati i BDI-së me mbështetjen që ka nga LSDM dhe PAE garanton fitore. Bashkë duhet të ecim përpara pa dallim të përkatësisë, ka thënë Ahmeti.

Në Konventë paraqitje ka pasur edhe zëvendëskryeministri Bujar Osmani i cili tha se përkrahja për kandidatin e BDI-së për kryetar komune Hekuran Duka urolog i njohur është e rëndësisë së madhe pasi Dibrën meriton ta udhëheq edhe më tej kuadër i BDI-së. “Në prag të anëtarësimit zyrtar në NATO në vend kanë arrit mbi 600 milionë euro investime. Integrimet do ta çojnë vendin tonë përpara”, ka thënë Osmani.

Në Konventë, fitore në zgjedhjet presidenciale me kandidatin konsensual dhe për kryetar të Dibrës paralajmëroi kryetari i Shtabit zgjedhor të BDI-së në nivel qendror Izet Mexhiti.

Kandidati për kryetar të komunës Hekuran Duka para të pranishmëve theksoi se do të angazhohet në realizimin e shumë projekteve që janë në interes të qytetarëve.

”Do të punoj në mënyrë ekipore, ndërsa në periudhën e ardhshme bazë është zgjidhja e problemeve të sferës së infrastrukturës veçmas në tejkalimin e problemit të deponisë pastaj përfundimi i projekteve të filluara në infrastrukturë si dhe tjera për zhvillim të përgjithshëm të komunës për të mirën e qytetarëve në komunë” ka premtuar Duka.

Në Konventën e mbajtur me moton “Bashkë me vizion të ri për Dibrën”, kanë marrë pjesë edhe më shumë ministra në Qeveri nga radhët e BDI-së kryetarë komunash nga komunat fqinje si dhe delegacion i LSDM-së dhe PAE-s në Dibër. LSDM dhe PAE në Dibër kanë theksuar se do të japin mbështetje të fuqishme për kandidatin e BDI-së për kryetar komune.

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments

error: Content is protected !!