Monday, April 21, 2025
Nabizi KUPA Gega
789184-C9-03-B5-41-CF-9-D59-B2523658-B380
1ab55e5d-f5c3-470d-bec1-df1777c5234e
HomeMaqedoniAli Ahmeti: Pres datë për Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë

Ali Ahmeti: Pres datë për Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, ka pritur Ambasadorin e ri të Holandës në Maqedoninë e veriut, Dirk Jan Kop, në takim pune në selinë e BDI në Tetovë
Ahmeti uroi Ambasadorin e ri holandez për detyrën e re duke theksuar që bashkëpunimi i afërt me Holandën do të vijojë edhe në të ardhmën si dhe e faleminderoi për kontributin e vendit të tij të derisotëm për vendin tonë.
Bashkëbiseduesit gjithashtu këmbyen mendime për zhvillimet aktuale, sundimin e ligjit, integrimin eurotlantik të vendit dhe rajonit.
Ahmeti nënvizoi përkushtimin e BDI për të arrirë drejtësi joselektive funksionale dhe të besueshme dhe kjo arrihet nëpërmjet të vetingut.

Në lidhje me vendimin e Këshilit të Bashkimit Evropian në mes të këtij muaji, z. Ahmeti tha që pret që Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria, me mbështetjen e Holandës, të marrin datën për fillimin e negociatave për anëtarësim në BE.

Kjo do të kontribuojë në reformim edhe më të thellë të vendeve tona në përputhje me pritshmëritë e Brukselit, por edhe do ta stabilizojë rajonin tonë.

AS-Event
REKLAMONI KETU! REKLAMONI KETU!
AS-Event
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments