Monday, April 21, 2025
Nabizi KUPA Gega
789184-C9-03-B5-41-CF-9-D59-B2523658-B380
1ab55e5d-f5c3-470d-bec1-df1777c5234e
HomeMaqedoniAli Ahmeti beson se në rrethin e dytë të zgjedhjeve do të...

Ali Ahmeti beson se në rrethin e dytë të zgjedhjeve do të arrihet censusi prej 40%

Kryetari i BDI-së Ali Ahmeti beson se në rrethin e dytë të zgjedhjeve do të arrihet censusi prej 40%. Ahmeti tha se fushata e partisë së tij për mbështetje të kandidatit të LSDM-së, Stevo Pendarovskit nuk është e zbehtë dhe se partia e tij do të angazhohet që të mobilizojë gjithë anëtarët e saj për të një fushatë dhe rezultat të suksesshëm nga zgjedhjet.

Unë e kam bërë një vlerësim dhe mendoj që kjo është një e arritur për tani më shumë e afërt. Organizimi është në nivel, të gjitha shtabet janë në krye të detyrës dhe besoj shumë që suksesi do të jetë i plotë. Në 5 maj vendoset a do të jemi të suksesshëm dhe a do të japim porosi te komuniteti ndërkombëtarë që ne jemi një shtet serioz, mirë i organizuar sepse me 5 maj në rrethin e dytë nuk votohet thjeshtë kandidati por votohet filozofia e përshpejtimit të anëtarësimit të vendit tonë në NATO dhe në BE. Assesi nuk është zbehtë, organet e partisë, të gjitha kanë mbajtur takime dhe kanë dhënë direktivat për mobilizim për 5 maj – tha Ali Ahmeti, kryetari i BDI-së.

AS-Event
REKLAMONI KETU! REKLAMONI KETU!
AS-Event
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments