Lideri i BDI-së, Ali Ahmeti tha se BDI ka midis 100 dhe 150.000 votues dhe se është e sigurt që të gjithë e kuptuan idenë dhe se do të mbështesin kandidatin konsensual për president, Stevo Pendarovskin.
Në tubimin në Shkup, Ahmeti u bëri thirrje votuesve të mos bien në kurth dhe se Talat Xhaferi është kryetar i Kuvendit dhe ai nuk do të jetë kreu i ardhshëm i shtetit nëse ka një bojkot zgjedhjet më 5 maj, përcjell Fakte.
“BDI-ja dhe unë si lider i saj atë që mendoj dhe e bëj, nuk flas bosh. Kandidati konsensual u negociua, sepse jo vetëm në interes të maqedonasve, por edhe të shqiptarëve, e mbështetëm këtë koncept.
Nëse në fillim unë kam qenë skeptik se koncepti do të mbështetet nga shqiptarët, tani jam i sigurt se votuesit janë më të qartë se çfarë do të thotë kjo. BDI ka nga 100 deri në 150.000 votues dhe jam i sigurt se të gjithë e kuptojnë idenë dhe do të mbështesin kandidatin e konsensual”, tha Ahmeti.
Më lejoni t’ju kujtoj, shtoi ai, se kryetari i Kuvendi Talat Xhaferi u votua në mënyrë konsensuale, e votuan edhe shqiptarët, edhe maqedonasit dhe të tjerët. Ky koncept, tha Ahmeti, filloi të zbatohej institucionalisht duke filluar nga Kuvendi.
Ahmeti tha se shqiptarët kishin ëndërruar që presidenti i shtetit të ishte shqiptar dhe tha se nuk është e pamundur që të arrihet kjo.
Lideri BDI-së shtoi se të gjithë ata që e kuptojnë konceptin janë të vetëdijshëm se kandidati i konsensual është ai që do të na çojë në NATO dhe BE.