Tuesday, November 26, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeMaqedoniAleanca shumë afër koalicionimit me Lëvizjen Besa, të zhgënjyer nga Alternativa!

Aleanca shumë afër koalicionimit me Lëvizjen Besa, të zhgënjyer nga Alternativa!

Nisma për koalicion trepalësh e iniciuar nga ASH-ja, edhe pse pa epilog përfundimtare, prapëseprapë është në rrugë të mbarë të jetësimin të saj.

Edhe pse nga Alternativa duken se janë të rezervuar për një bashkëpunim të mundshëm me lëvizjen Besa, ndërkohë që shprehen të gatshëm për marrëveshje mes tyre dhe ASH-së, për më tepër kur dihet se gjatë fundjavës që lam pas ka pasur takim mes komisioneve përkatëse partiake, ende nuk ka asgjë konkrete për një koalicion të mundshëm. Burime të besueshme nga ASH, ekskluzivisht për fol thonë se akoma nuk ka asgjë konkrete për ndonjë marrëveshje eventuale me Alternativën e Gashit, bile ndjehen të zhgënjyer nga qëndrimi i tyre fortë dhe përjashtues për bashkëpunim edhe me Lëvizjen Besa të Bilall Kasamit. Poashtu nga ASH, thonë se edhe durimi i tyre është nga fundi, ndërkohë që Lëvizja Besa për dallim nga Alternativa ka qenë më korrekte sa i përket gatishmërisë së tyre për t’ia shtirë dorën Alternativës, me gjithë dallimet e mosmarrëveshjet që kanë ndërmjet tyre. Andaj duke u gjendur në këtë situatë në mes dy zjarreve, kur Alternativa në asnjë mënyrë nuk pranon që Lëvizja Besa të jetë pjesë e koalicionit, Aleanca për Shqiptarët në këtë rast do të duhet të zgjedhë vetëm njërën për të vazhduar në koalicionin dhe sipas të gjitha gjasave koalicioni më i mundshëm është mes ASH-së dhe Lëvizjes Besa, sepse është vetë Alternativa që e ka përjashtuar veten nga një bashkëpunim trepalësh për kapricio që vetëm ata i dijnë. Andaj sipas burimeve të besueshme brenda ASH-së, koalicion do të ketë vetëm me Lëvizjen Besa, ndërkohë që shumë shpejt, brenda ditëve pritet edhe takimi në nivel grupeve punuese dhe të dy kryetarëve Sela dhe Kasami, ku edhe do të formalizohet koalicion që konsiderohet si shpresë për ndryshim edhe për shqiptarët në Maqedoni. /fol.mk

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments

error: Content is protected !!