Wednesday, October 16, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeMaqedoniAleanca për Shqiptarët shqyrton pozicionin në Qeveri

Aleanca për Shqiptarët shqyrton pozicionin në Qeveri

Shumica parlamentare mund të prishet, nëse Aleanca për Shqiptarët që ka dy deputetë, largohet nga Qeveria e Maqedonisë edhe pse nga Lidhja Socialdemokrate (LSDM) thonë se në rast të largimit të partisë që drejtohet nga Ziadin Sela, ajo do të sigurojë mbështetje të re, duke aluduar edhe në dy votat e Partisë Demokratike Shqiptare.
Shumica parlamentare që përbëhet nga Lidhja Socialdemokrate, Bashkimi Demokratik për Integrim dhe Aleanca për Shqiptarët aktualisht ka 62 deputetë, nga 61 sa duhet të ketë shumica në Kuvendin prej 120 deputetësh. Shumica parlamentare që përbëhet nga Lidhja Socialdemokrate, Bashkimi Demokratik për Integrim dhe Aleanca për Shqiptarët aktualisht ka 62 deputetë, nga 61 sa duhet të ketë shumica në Kuvendin prej 120 deputetësh.

Përplasjet mes partive të koalicionit, Aleancës për Shqiptarët nga njëra anë dhe LSDM-së e BDI-së nga ana tjetër, kanë nisur tani një kohë lidhur me akuzat e partisë së Selës ndaj kryeministrit Zoran Zaev, për amnistinë e BDI-së nga shpërdorimet e mundshme në kohën e qeverisjes së saj me VMRO-në, por edhe për çështje tjera. Në këtë ka ndikuar edhe koalicioni i Aleancës në zgjedhjet lokale me Lëvizjen Besa që është në opozitë, por edhe i LSDM-në me BDI-në, ndërsa përplasjet kanë vazhduar me postin e ministrit të Shëndetësisë që drejtohej nga partia e Selës, por që tani i synohet nga LSDM-ja, pasi ministri i deritanishëm i Aleancës, Arben Taravari është zgjedhur kryetar i komunës së Gostivarit.Aleancës për Shqiptarët i është ofruar një post i zëvendëskryeministrit për reforma, por kjo është refuzuar duke thënë se Aleanca “nuk pranon që të jetë pjesë e Qeverisë, e nënçmuar dhe e ofenduar”.

Duke komentuar përplasjet e tilla, njohësit e çështjeve politike thonë se kriza duhet të kapërcehet sa më parë për shkak të ngecjes së reformave, por ata gjithashtu theksojnë nevojën që Aleanca të mbetet pjesë e Qeverisë.

“Vlerësoj se shumë kohë kemi humbur, pasi Maqedonia nuk është në situatë që negociata të këtilla të jenë të patundshme. Pavarësisht se cila do të jetë zgjidhja, reformat duhet të vazhdojnë në të gjitha sferat, përfshirë edhe shëndetësinë, pasi qytetarët qofshin ata maqedon apo shqiptar, i kishin dhënë besimin partive për të realizuar reforma dhe për të zhvilluar vendin. Nëse këtë nuk e bëjnë, humbësit më të mëdhenj do të jenë pikërisht këto parti”, thotë Nikoll Dujoski, njohës i çështjeve politike.

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments