Wednesday, October 16, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeMaqedoniAleanca për Shqiptarët porosit Hanin: Dërgoni prokuror nga BE-ja për ta luftuar...

Aleanca për Shqiptarët porosit Hanin: Dërgoni prokuror nga BE-ja për ta luftuar vërtet krimin dhe korrupsionin


Aleanca për Shqiptarët përshëndet deklaratën e Eurokomisionerit Hahn sipas të cilit asnjë politikan nuk duhet të amnistohet dhe se të gjithë do të duhet të jenë të barabartë para drejtësisë.

Na gëzon fakti se qëndrimi i Komisionerit Hahn është në të njëjtën vijë me qëndrimet e Aleancës në raport me sistemin e drejtësisë në vend.

ASH është e interesuar për reforma reale dhe të njëmendëta në sistemin e drejtësisë dhe se kjo fillimisht duhet të bëhet me caktimin e një prokurori nga vendet e BE-së i cili mund ta kthej besimin e rrënuar të sistemit gjyqësorë.

Nuk duhet akuzuar shtete të caktuara brenda BE-së për mos marrjen e datës për bisedime, sepse fati i anëtarësimit të vendit në Bashkimin Evropian është në duart tona dhe lidershipi i shtetit duhet të mbajë përgjegjësi për këtë.

Është momenti i fundit ku do të duhet të reformohet sistemi gjyqësorë, me qëllim që organet e drejtësisë të jenë të lirë të gjykojnë edhe politikanët që bëjnë shkelje ligjore.

Aleanca për Shqiptarët do të mbështet çdo iniciativë me të cilin do të fillonin të zbatoheshin reformat në sistemin e drejtësisë; ripërsërisim edhe një herë qëndrimin se në krye të PSP-së do të duhet të caktohet një prokuror nga ndonjë nga shtetet e BE-së sepse ky është shansi i fundit për drejtësinë.

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments