Wednesday, December 11, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2
REKLAMONI KETU!
HomeMaqedoniAleanca për Shqiptarët: Nuk do ta përkrahim asnjë kandidat maqedonas në raundin...

Aleanca për Shqiptarët: Nuk do ta përkrahim asnjë kandidat maqedonas në raundin e dytë


Aleanca për Shqiptarët përmes një komunikate është distancuar nga lajmet që qarkullojnë në opinion, ku thuhet se ky subjekt politkë do të përkrah kandidatin e opozitës maqedonase në raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale.

“Aleanca për Shqiptarët nëpërmjet këtij reagimi, distancohet nga çdo lajmë i rremë dhe shpifje që i adresohet subjektit tonë, kinse do të përkrah kandidat maqedonas në raundin e dytë. Aleanca për Shqiptarët asnjëherë nuk ka bërë partneritet zgjedhor me asnjë subjekt maqedonas, as që do ta bëjë një gjë të tillë në asnjë moment nëse e njëjta nuk është në shërbim të avancimit të të drejtave të shqiptarëve, në harmoni me platformën politike te ASH dhe në transparencë të plotë me shqiptarët dhe opinionin e gjerë.Aleanca për Shqiptarët gjithmonë ka punuar dhe do të punojë në drejtim të avancimit të statusit të shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut”, thuhet mes tjerash në komunikatën e Aleancës për Shqiptarët.

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments

error: Content is protected !!