Thursday, April 10, 2025
Nabizi KUPA Gega
789184-C9-03-B5-41-CF-9-D59-B2523658-B380
1ab55e5d-f5c3-470d-bec1-df1777c5234e
HomeMaqedoniAleanca për Shqiptarët kërkon ndriçimin e rastit të plagosjes së dy personave...

Aleanca për Shqiptarët kërkon ndriçimin e rastit të plagosjes së dy personave në një dasmë në Tetovë

Kaluan disa ditë nga publikimi i lajmit për plagosjen e dy personave në një dasmë në Tetovë, e bashkë me lajmin zbulohet edhe identiteti i autorit i cili është funksionar i lartë partiak i BDI-së dhe deputet aktual në Kuvend.

Pas këtij lajmi, asnjë veprim konkret nuk u kuptua nga institucionet kompetente.

Sipas informacioneve tona njëri nga të plagosurit është në gjendje të rëndë shëndetësore, mjekët nuk po ja heqin plumbin nga gjoksi, për shkak të rrezikimit të jetës së tij.

Pyesim publikisht prokurorinë dhe MPB, çfarë ndodhi me autorin e këtij akti, që rrezikoj jetën e qytetarëve, duke përfshirë edhe djalin e tij?

Policia, deri ku është me procedimin e rastit dhe prokuroria a po kryen detyrën e saj? Mos informimi i opinionit për këtë rast na bënë të dyshojmë se ky rast nuk po trajtohet nga organet kompetente për shkak të ndikimit politik.

AS-Event
REKLAMONI KETU! REKLAMONI KETU!
AS-Event
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments