Tuesday, November 26, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeMaqedoniAleanca për Shqiptarët: Iku Jonuzi erdhi Domuzi

Aleanca për Shqiptarët: Iku Jonuzi erdhi Domuzi


Aleanca për Shqiptarët reagon ndaj ‘diktaturës moderne’ që sot u shfaq dhe u përdor nga policia dhe njerëzit e afërt të kryeministrit Zoran Zaev. Sistemi demokratik sot u kthye përsëri në regjim, ku policia dhe njerëzit e afërt të kryeministrit Zoran Zaev kanë larguar pankartat me shkrime mbi realitetin e Gostivarit, të vendosura nga Forumi Rinor i Aleancës për Shqiptarët.

Ardhja e Zoran Zaevit në Gostivar, sot nuk ka pasur asnjë qëllim tjetër përpos gënjeshtrës së radhës të thënë nga goja e tij. Sot, të pranishmit i gënjeu se ai ka ndikuar në renovimin e pullazit të SH.F ‘Golce Delçev’, ku botërisht dihet se ai projekt është i financuar nga UNDP ( projekt i ambasadës Zvicrane) dhe Komuna e Gostivarit, pa asnjë ndihmë nga Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut. Ashtu siç gënjen ai dhe e lufton me mekanizmin e pushtetit qendror Komunën e Gostivarit, çdo ditë, duke ia ndaluar financimin e projekteve, duke ia marrë kompetencat në arsim, dhe së fundmi duke ia ndaluar të drejtën e protestës paqësore!

Kryeministri Zoran Zaev, siç duket Gostivarin e ka lënë jashtë Republikës së Maqedonisë së Veriut. Deri më sot ky kryeministër nuk ka realizuar asnjë projekt për Gostivarin, përveç se i ka favorizuar dhe i ka përkrahur interesat personale të njerëzve të tij dhe të BDI-së. Ai erdhi në Gostivar me moton ‘në rrugë të drejt’, e si mund të jetë në rrugë të drejt një njeri që përkrah BDI-në? E qytetarët e Gostivarit, këtë përgjigje e kanë dhënë në Zgjedhjet Lokale të 2017-tës, të njëjtën do ta japin më 12 Prill.

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments

error: Content is protected !!