Monday, November 25, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeOpinionAleanca me Besë bashkë në qeveri dhe me grup të përbashkët parlamentar

Aleanca me Besë bashkë në qeveri dhe me grup të përbashkët parlamentar

Pas përfundimit të procedurave të ankimimit, koalicioni “Aleanca me Besë” duhet që me shkrim ta informojë kryetarin e kuvendit se ky koalicion do të funksionojë si grup i përbashkët parlamentarë prej SHTATË MANDATEVE . Ndërkaq kryeminstrin Zoran Zaev poashtu duhet ta njoftojë për këtë fuzion politik dhe të kërkojë HISEN në qeveri tani para rekonstruimit konform peshës politike të mandateve në fjalë. Nëse kjo peshë politike do të injorohet eventualisht nga kryeministri atëherë ASH-ja duhet që ta lëshojë qeverinë si veprim legjitim dhe demokratik sepse pas ndërhyrjes së Lsdm-së faktori ndërkombëtarë nuk do ta pengojë këtë veprim por do ta justifikojë si qëndrim autonom i një subjekti politik. Mirëpo paraprakisht këta dy subjekte që përbëjnë koalicionin, të lidhin një Marrëveshje për një federatë politike me të cilën tani për tani secili subjekt do të ruajë identitetin politik të vetë si persona juridik të veçantë ,ndërsa veprimi politik të jetë i përbashkët së paku deri në triumfin përfundimtarë mbi të keqen. Lëvizja Besa nuk duhet të shpërfaqë kurfarë kapricije për këtë, në të kundërtën koalicioni do të mundë të funksiononte parimisht vetëm atëherë nëse injorohet kjo kërkesë nga kryeministri , Aleanca për Shqiptarët ta lëshojë pjesmarjen në qeveri sepse në të kundërtën koalicioni do të humbte kuptimin e egzistimit. Me lëshimin e qeverisë shqiptarët pa dyshim do të kishin një opozitë të konsoliduar si shëndet i madhë për demokracinë dhe për kauzën e shqiptarëve në Maqedoni . Ndërhyrja e Lsdm-së, numri enorm i fletëvotimeve të pavlefshme, treni bullgar dhe disa marifete tjera të keqpërdorimit të resurseve shtetërore dhe komunale e bënë që koalicioni të jetë fitues moral ndërsa Bdi-ja në bllokun shqiptarë jo që nuk është fitues apsolut por realizojë ,,fitore,, me turp karshi koalicionit ,,Aleanca me Besë,, për disa ,,humbje,, por me dinjitet . Kjo është politika, ka njëherë të sjellë rrethana të paparishikueshme por kur arrinë që të sfidosh ato, për kohë të caktuar mund të dalish edhe triumfues. /Qenan Aliu

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments

error: Content is protected !!