Monday, April 21, 2025
Nabizi KUPA Gega
789184-C9-03-B5-41-CF-9-D59-B2523658-B380
1ab55e5d-f5c3-470d-bec1-df1777c5234e
HomeMaqedoniAleanca kërkon dorëheqjen e ministrit të shëndetësisë Venko Filipçe

Aleanca kërkon dorëheqjen e ministrit të shëndetësisë Venko Filipçe

Aleanca për Shqiptarët vlerëson se rritja e vazhdueshme e numrit të të infektuarve në vend është si pasojë e keqmenaxhimit të krizës nga ana e Qeverisë. Nga ASH-ja thonë se ky keqmenaxhim do të ketë pasoja edhe më të rënda. Në vlerësimet e tyre, ata thirren në analizën e revistës “Forbes” e cila e ka radhitur Maqedoninë në vendin e 103 për nga situata aktuale me virusin.

“Kjo njëkohësisht do të thotë edhe ndalesë për ardhjen e shtetasve tanë ose edhe turistëve në Maqedoninë e Veriut. Kjo do të sjell vështirësi për çdo qytetarëve të vendit tonë. Kjo vështirësi do ta thellojë krizën edhe ashtu të vështirë ekonomike. Këto janë fakte të mjaftueshme të cilët ngarkojnë me përgjegjësi ministrin e Shëndetësisë, Venko Filipçe, si dhe koordinatorin e krizës të shtabeve të komunave, z. Bujar Osmani, e gjithashtu edhe anëtarët e shtabit të krizës dhe të gjithë të angazhuarit në menaxhimin e kësaj krize, të cilët së paku nga aspekti moral, duhet të dorëzojnë dorëheqje të parevokueshme nga postet e tyre”, Vullnet Ferati, Aleanca për Shqiptarët.

AS-Event
REKLAMONI KETU! REKLAMONI KETU!
AS-Event
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments