Saturday, May 11, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeQytetiAleanca e Strugës: Uzurpohet prona publike në mes të ditës me leje...

Aleanca e Strugës: Uzurpohet prona publike në mes të ditës me leje të Ramiz Merkos


Atë që e kemi paralajmëruar më herët po fillon të ndodhë. Njerëz të afërt me Ramiz Merkon kanë filluar të uzurpojnë pronën publike. Pa kurrfarë të drejte, por me fjalën e Ramiz Merkos, këto uzurpatorë po përgatisin plazhe të reja në vend publik. Po rrafshojnë bregun, presin e djegin kallamet, ndërtojnë mure, tamponojnë sipërfaqen përreth në mes të ditës. Askush nga organet kompetente nuk i sheh. Ose bëjnë sikur nuk shohin. Komuna e Strugës dhe Inspektorati komunal të reagojnë urgjentisht. Policia e Strugës ta kryejë detyrën. Prokuroria të dalë në terren. Autorët e këtyre akteve të turpshme dhe kriminale të vihen para drejtësisë.
Kjo situatë duhet të ndalohet njëherë e përgjithmonë. Ndërsa Kryetari i Komunës që pa fije turpi thotë se po pastrohen plazhet dhe kjo na qënka diçka normale, të japë llogari para qytetarëve dhe ti tregojë pazaret e pista që i ka bërë dhe po i bën çdo ditë në kurriz të qytetarëve.

Aleanca për Shqiptarët – Strugë

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments