Thursday, May 2, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeQytetiAleanca e Strugës: Policia po arreston aktivistët tonë vetëm pse kritikojnë Zaevin!

Aleanca e Strugës: Policia po arreston aktivistët tonë vetëm pse kritikojnë Zaevin!

Në këto momente, në zyrat e NPK Proaqua në Strugë, inspektorë të policisë kanë shkuar të arrestojnë njërin nga të punësuarit e ndërmarrjes dhe aktivist të Aleancës për Shqiptarët. Aktivisti akuzohet se paska sharë dhe gjoja “kërcënuar” kryeministrin në një koment në rrjetin social “facebook”.
Pra, policia din të veprojë kur në rrjete sociale shahet, ofendohet dhe kërcënohet kryeministri a nuk ndërmerr asgjë kundër nismave të shumta dhe kërcënimeve me jetë ndaj Ziadin Selës.
E gjithë kjo bëhet për të shantazhuar dhe “disiplinuar” shqiptarët dhe opozitën shqiptare. Pyesim Zv. Ministrin e Policisë, Agim Nuhiun, se sa maqedonas janë marrë në pyetje e janë arrestuar për kërcënimet me jetë ndaj Ziadin Selës?
Sa maqedonas janë arrestuar për kërcënimet dhe thirrjet raciste kundër shqiptarëve në stadiumet e vendit? Edhe këto ditë në çdo ndeshje sportive, grupe tifozësh maqedonas bëjnë thirrje për vdekje të shqiptarëve.
Doni të amnistoni dhe falni terroristët e 27 Prillit e nga ana tjetër po kërcënoni dhe shantazhoni qytetarët e zakonshëm vetëm pse ju kritikojnë në rrjetet sociale!
ASH-ja e Strugës

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments