Të nderuar qytetarë të Strugës,
Sot nga partia shqiptare në pushtet, BDI, kanë lëshuar dhe shpërndarë platformën e tyre në prag të fushatës për referendum.
Mes shumë gënjeshtrash me bisht, në atë platformë hasëm edhe këtë gënjeshtër të madhe.
BDI-ja, partneri ideal i LSDM-së dhe VMRO-së maqedonase, po mundohet të na hedh pluhur në sy dhe duke u tallur pa pikë turpi me ne dhe gjithë qytetarët e Strugës, po rrahin gjoks se njëri prej projekteve famoze të tyre, na qënka edhe autostrada Kërçovë – Strugë!?!?
Për çka na pandehni ne struganëve ju o “milenikët” e partive maqedonase?
Po ministrat tuaj, ekskluzivisht Kreshnik Bekteshi i Ekonomisë dhe Bujar Osmani i Euro – Integrimeve, votuan dhe mjetet e dedikuara për këtë autostradë i morën dhe i dërguan për rrugët e Strumicës, Shtipit e gjetiu.
Kë mendoni se e gënjeni?
Mjaft u tallët me personalitetin e qytetarëve të Strugës!
Nuk ekziston autostradë Kërçovë – Strugë, por Kërçovë – Ohër – Shën Naum. Edhepse u promovua se autostrada do të kalojë edhe në Strugë, BDI-ja e ndaloi.
Dhe nuk është projekt i BDI-së, por i VMRO-së së Gruevskit e tani edhe i Zaevit, për ta shndërruar Strugën e shqiptarëve në zonë qorre, sepse me përfundimin e kësaj autostrade, rrugë tregtare do të jetë ajo e Ohrit dhe vendkalimi në Tushemisht. Qafëthana për shpejt kohë do dalë prej përdorimi, bashkë me biznesin në Strugë.
Të gjitha këto ide dhe vepra antishqiptare, BDI-ja vetëm i ka mbështetur me votë dhe i ka duartrokitur. Asgjë më shumë!
Aleanca e Struges