Sunday, April 20, 2025
Nabizi KUPA Gega
789184-C9-03-B5-41-CF-9-D59-B2523658-B380
1ab55e5d-f5c3-470d-bec1-df1777c5234e
HomeQytetiAleanca e Strugës: Komuna po shkatërron shëtitoren e re (FOTO)

Aleanca e Strugës: Komuna po shkatërron shëtitoren e re (FOTO)


Kjo shëtitore u ndërtua me mund për nevojat e qytetarëve dhe turistëve që vizitojnë qytetin tonë. Rreptësisht është e ndaluar për qarkullim automjetesh.
Por për administratën e re lokale dhe kryetarin e komunës të shkelësh ligjin është më se normale. Shkatërruesit e çdo të mire që ka qyteti e që janë në krye të komunës të reagojnë urgjentisht. Të ndalohen të tilla shkelje dhe dëmtime të pronës publike. I bëjmë thirrje edhe organeve policore që të marrin masat e nevojshme për të parandaluar dhe dënuar të gjithë personat e pandërgjegjshëm që shkatërrojnë pronën e përbashkët.
Pamje të tilla irrituese po shohim përditë e më shpesh që prej marrjes së mandatit të kryetarit më shkatërrues në ekzistimin e Komunës së Strugës.

(Aleanca për Shqiptarët-Strugë)

AS-Event
REKLAMONI KETU! REKLAMONI KETU!
AS-Event
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments