Sunday, May 5, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeQytetiAleanca e Strugës: Ja sa kanë harxhuar për dreka dhe darka Ramiz...

Aleanca e Strugës: Ja sa kanë harxhuar për dreka dhe darka Ramiz Merko dhe Resul Kaba


Në seancën e fundit të Këshillit të Komunës së Strugës u diskutua llogaria përfundimtare e Buxhetit të Komunës së Strugës. Vërejtjet tona të shumta i dhamë gjatë seancës, por për korrektësi duhet ta informojmë edhe opinionin e gjërë.
Në reagimin e këshilltarëve tonë për harxhimet e tepruara nga ana e Kryetarit të Komunës dhe Kryetarit të Këshillit, Ramiz Merko dhe Resul Kaba, për dreka dhe darka, u përgjigjën nga administrata komunale. Administrata komunale lëshoi ofendime dhe gënjeshtra drejtuar këshilltares së Aleancës për Shqiptarët, Rajmonda Mamudi.
Prandaj, me qëllim që qytetarëve t’ua bëjmë të qartë, sot do publikojmë harxhimet për reprezentacion gjatë viteve kur në krye të komunës ishim ne dhe sa kanë harxhuar Ramiz Merko dhe Resul Kaba.

Kryetari i Këshillit gjatë periudhës së qeverisjes sonë ka harxhuar këto mjete për reprezentacion:
Viti 2015 – 613 mijë denarë;
Viti 2016 – 426 mijë denarë;
Viti 2017 – 430 mijë denarë.

Ndërsa Kryetari aktual i Këshillit, Resul Kaba vetëm gjatë vitit 2018 ka harxhuar 1 milion denarë për dreka e darka. Kjo i bie 16 mijë euro apo mbi 1300 euro në muaj dreka dhe darka. Këto janë të dhëna zyrtare. Dallimi është shumë i madh.

Sa i përket harxhimeve të Kryetarit të Komunës, harxhimet janë si vijon:

Viti 2015 – 1.1 milionë denarë;
Viti 2016 – 750 mijë denarë;
Viti 2017 – 1.5 milionë denarë.

Ndërsa Ramiz Merko vetëm për vitin 2018 ka ngrënë darka dhe dreka në vlerë prej 2.5 milionë denarëve apo mbi 40 mijë euro. Dallimin mund ta bëjë çdo qytetar.

Në ditët në vazhdim do t’iu ofrojmë pasqyrë të qartë edhe për harxhimet në fushat tjera, duke bërë krahasime me periudhën kur në krye të komunës ishim ne. Kjo është analizë e bërë sipas numrave zyrtare dhe nuk do shumë mend për ta kuptuar dallimin.

(Aleanca e Strugës)

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments