Thursday, March 28, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeQytetiALEANCA E STRUGËS: EDHE NË KOHË KRIZE…, DIKUSH NË STRUGË PËRFITON!

ALEANCA E STRUGËS: EDHE NË KOHË KRIZE…, DIKUSH NË STRUGË PËRFITON!

EDHE NË KOHË KRIZE…, DIKUSH NË STRUGË PËRFITON!

Nisur nga vendimi i Qeverisë së RMV dhe vendimit të Organeve Kompetente të Komunës së Strugës, në lidhje me nevojën e kursimit të energjisë elektrike në periudhën në vijim, në kuotën deri më 15 %, kohën e fundit edhe pse fenomeni i keqpërdorimit të ndriçimit publik ka qenë mjaft e diskutuar nga ana e kompanisë koncesionere “ Siti Lajt ” – Strugë, tani më është bërë përditshmëri dhe qyteti me vendbanimet ngjasojnë sikur në teren incizohet film horror, ku për çdo natë shofim rrugë komplet në errësirë edhe pse vendimi është kursim vetëm për 15 %.
Problemi dhe rreziku për qytetarët bëhet edhe më i theksuar kur shohim që rrugëve të Qytetit të Strugës dhe vendbanimeve për rreth, dominojn “ banda ” të qenve endacak, për të cilat nuk është ndërmarrë asnjë masë, bile nuk është bërë as vaksinim i tyre për të mundësuar mbrojtjen e qytetarëve nga infeksionet në rast të sulmimit.
Por në rastin konkret dilemat janë krejtësisht të tjera dhe ne si Degë parashtrojmë dy pyetje :
1. Pyetja e parë drejtuar Kompanisë EVN, nisur nga fakti që qytetarët nuk e marin këtë shërbim në nivelin e duhur, si do të faturoj në faturat e ardhshme EVN, taksën mujore për Ndriçim Publik, ndoshta është e vogël 184.00 denarë për amvisërit, ose 736.00 denarë për katër muaj deri në fund të vitit dhe 368.00 denarë për kompanitë, ose 1.472.00 denarë për katër muajt deri në fund të viti, jo për dicka tjetër por pse ta paguajn qytetarët kur nuk do ta marin këtë shërbim të kompletuar ose edhe më keq sa do të dëmtohen qytetarët dhe kompanit që kanë më shumë fatura të këtilla në emër të nji personi fizik apo juridik?

2. Pyetja e Dytë drejtuar Komunës së Strugës, si do t’ja pagoj faturat kompanisë koncesionere “ Siti Lajt ” – Strugë, ose shërbimet e saj, përderisa qytetarët e Strugës dhe vendbanimeve për rreth, për hir të vendimeve të përmendura më sipër në lidhje me nevojën e kursimit të energjisë elektrike në periudhën në vijim në kuotën deri më 15 %, ku për shtatë muaj ka vjelur reth 12.000.000.00 denarë, shifni tabelën në opën financë.

Do të lidhet Aneks Kontratë me të, ose do të vazhdoj të paguaj në nivelin e njëjtë si deri me tani edhe pse qytetarët nuk do të marrin shërbimin e garantuar me ligj dhe me vendim, për çka kan lidhur edhe kontratat që ka ngritur edhe shumë dilema në mesin e qytetarëve.
Do të dalë punë edhe për Shoqatën për mbrojtjen e të drejtave të konsumatorit në RMV, në të ardhmen.
– Dega e ASH – Strugë.

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments