E përshëndesim aktin e tërheqjes së konstruksionit metalik nga rrjedha e Drinit, por ju sugjerojmë diçka. Mos u bëni hipokrit e të shpreheni se gjoja po respektoni ligjin dhe nuk lejoni uzurpime pronash. Një gjë e kanë të qartë gjithë struganët. Të gjithë jemi në dijeni se kush është pronar i atij lokali dhe të gjithë jemi të vetëdijshëm se ndërtimi i atij konstruksioni është bërë në dijeninë dhe pëlqimin tuaj.
Në rast se ne nuk do ta paraqitnim si problem e njëjta do të ndërtohej dhe do qëndronte aty ashtu siç kanë qëndruar sa herë që ju keni qënë në krye të komunës.
Ju inkurajojmë që pa humbur kohë, aksione të tilla të realizoni në bregun e liqenit, ku po vazhdojnë betonimet e bregut si dhe djegiet dhe prerjet e kallameve brenda ujit.
Dhe për fund, ju sugjerojmë të angazhoni persona që dinë të shkruajnë pa gabime gjuhësore. Shkrimi juaj në Gjuhën Shqipe është skandaloz. Ato gabime amatoreske në drejtshkrim, nuk i lejohen një institucioni serioz. Lëvdoheni si pronarë universitetesh e paraqiteni si doktorë shkencash, prandaj nuk u ngjajnë gabime të tilla.
Aleanca për Shqiptarët-Strugë