Monday, November 25, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeQytetiAleanca dhe Diaspora për Strugën thellojnë bashkëpunimin (FOTO)

Aleanca dhe Diaspora për Strugën thellojnë bashkëpunimin (FOTO)

Kryetari i degës së Aleancës për Shqiptarët në Strugë, Imer Imeri i shoqëruar nga Deputeti i zonës, Syrija Rashidi dhe Nënkryetari degës, Lirim Dani, zhvilluan takim me përfaqësuesit e nismës “Diaspora për Strugën”.
Takimi u realizua në zyrën e degës së Aleancës së Strugës, ndërsa më pas u vizituan edhe zyrat e reja të Aleancës për zonën numër 5.
Temë e takimit ishte situata aktuale politike, sidomos me vonesat e paarsyeshme të MPB-së në dhënien e pasaportave për mërgimtarët. Shqetësimi i përfaqësuesëve të diasporës ishte tejet i madh për këtë çështje sepse shumicës prej tyre iu rrezikohen vendet e punës. Diaspora për Strugën është tejet e shqetësuar edhe me sjelljen e udhëheqësisë së komunës ndaj tyre, duke i cilësuar si nënçmuese dhe hakmarrëse veprimet e fundit të pushtetit lokal, që direkt cënojnë sigurinë dhe interesin e mërgimtarëve. Çështja e parkingjeve dhe marrja e parave të qytetarëve pa kupon fiskal dhe pa rregulluar si duhet çështjen e ndërmarrjes, për to paraqet një rast klasik të vjedhjes së qytetarëve.
Gjithashtu u shpreh shqetësimi reciprok në lidhje me investimet e nisura me shumë bujë nga kryetari i komunës, por që u ndërprenë që në fillim të tyre, duke shkaktuar kaos të madh në trafik dhe në lëvizjen e qytetarëve.
Së bashku u zotuam se do të shtojmë përpjekjet për bashkëpunim në më shumë fusha bashkë me diasporën strugane, gjithmonë në interes të atyre që i përfaqësojmë.
Aleanca për Shqiptarët-Strugë

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments

error: Content is protected !!