Monday, April 29, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeKosovëAlbin Kurti: Vetëvendosja është dyfishuar

Albin Kurti: Vetëvendosja është dyfishuar

Kryeministri në detyrë i Kosovës Albin Kurti në paraqitjen e tij të sotme në Radio Televizionin e Kosovës ka deklaruar se partia që ai drejton, Lëvizja Vetëvendosje ka shënuar rritje të dyfishtë dhe se do të fitojë në zgjedhje. Pas rënies së Qeverisë së tij pas 51 ditësh me mocion të besimit nga partneri i koalicionit qeverisës, LDK, Albin Kurti tha se vendi ka nevojë edhe për një 6 tetor tjetër, duke aluduar në zgjedhje të reja, në të cilat partia që ai drejton do të shënojë fitore bindëse.

“Lëvizja Vetëvendosje do ta bëjë shumicën dhe për këtë do t’iu bëj thirrje qytetarëve”, tha Kurti gjatë një interviste në televizionin publik.

Ndërkohë që pakicat votuan për rrëzimin e Qeverisë së tij, Kurti tha se në fushatën tjetër pjesëtarëve të komuniteteve në Kosovë do t’iu bëjë thirrje që të mos votojnë deputetët nga radhët e tyre, pasi që ata ‘hynë në dallavere për të votuar një qeveri tjetër’.

“Ka deputet të pakicave që ishin kundër mocionit të mosbesimit dhe ata nuk kanë nevojë të shkojnë askund në parti tjera, por të votohen nga pakicat”, tha Kurti.

Sipas Kurtit, partitë e tjera organizuan rrëzimin e qeverisës së tij pasi kishin parë se ai do të bënte çkapjen e shtetit.

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments