Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, e ka uruar popullin amerikan me rastin e 244 vjetorit të pavarësisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Ai ka thënë se shteti i Kosovës dhe kombi shqiptar i bashkohen sot festës së popullit dhe institucioneve të SHBA-ve, njofton Klan Kosova.
“Para 244 vitesh u shpall pavarësia e SHBA-ve nga Anglia perandorake. U bashkuan 13 koloni për t’u çliruar duke shënuar në histori kalimin nga monarkia e sundimi në republikë dhe demokraci”.
“Barazia dhe të drejtat e njeriut siç i mendojmë sot e kanë burimin nga ajo kohë që nuk rreshti së frymëzuari popuj e lëvizje anembanë globit për liri e drejtësi. Deklarata e Pavarësisë së SHBA-ve është pararendëse e Deklaratës Universale për të Drejtat e Njeriut. Revolucioni amerikan është pararendës i anti-kolonializmit në botë”.
“Mirënjohës e falënderues për rolin e pazëvendësueshëm në arritjet tona, shteti i Kosovës dhe kombi shqiptar i bashkohen sot festës së popullit dhe institucioneve të SHBA-ve”.
Urime 4 Korrikun!Para 244 vitesh u shpall pavarësia e ShBA-ve nga Anglia perandorake. U bashkuan 13 koloni për t’u…
Gepostet von Albin Kurti am Samstag, 4. Juli 2020