Tuesday, April 16, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeKosovëAlbin Kurti javën e ardhshme do ta heqë taksën ndaj Serbisë

Albin Kurti javën e ardhshme do ta heqë taksën ndaj Serbisë


Kryeministri i Kosovës Albin Kurti do ta heqë taksën ndaj Serbisë javën e ardhshme, reciprocitetin s’e zbaton në terren!

Qeveria e Kosovës, respektivisht kryeministri Albin Kurti, duket se ka hyrë në telashe me amerikanët.

Raportimet e fundit flasin se ai të mos e ketë mbajtur fjalën e dhënë zyrtarëve amerikanë për heqjen e taksës dhe mos vendosjes së reciprocitetit ndaj Serbisë.

Burimet e besueshme nga SHBA-ja kanë thënë se “Kurti është në telashe serioze me Amerikën”.

Amerikanët besojnë se Kurti nuk është i denjë për pozitën e kryeministrit.

“Ekziston një numër zyrtarësh amerikanë të cilët besojnë se ai i ka gënjyer ata lidhur me çështjen e taksës dhe se Kurti nuk është i denjë për pozitën e kryeministrit”, thonë burimet e Express.

Gjithashtu, gjithmonë sipas burimeve, Kurti ua ka bërë me dije amerikanëve se po mbështetet tek evropianët në vend të tyre.

E tashmë i gjendur në presion të madhe, jo vetëm nga ndërkombëtarët, por edhe nga AAK-ja e Ramush Haradinaj që angazhohet për mos heqjen e taksës, Kurti pritet javën e ardhshme ta merr vendimin.

Burime të sigurita të Ballkani.info bëjnë të ditur se javën e ardhshme, të mërkurën, në mbledhjen e radhës të Qeverisë do të hiqet taksa/tarifa 100% ndaj mallrave nga Serbia dhe atyre nga Bosnja dhe Hercegovina.

“Pas këtij vendimi, Kurti do të vendos reciprocitet, të cilin nuk do ta zbatojë menjëherë në terren”, thonë burimet e Ballkani.info.

E një kthesë e tillë e Kurtit nga ato që ka deklaruar në vazhdimësi se taksën do ta heqë, por jo pa e vendosur reciprocitetin, atë e zhvesh edhe nga një premtim tjetër i pambajtur.

Heqja e taksës javën e ardhshme do ta nxisë AAK-në që të thërras seancë të jashtëzakonshme të Kuvendit të Kosovës kundër këtij vendimi, ashtu siç ka paralajmëruar. Nuk është ende e qartë nëse AAK-së do t’i bashkohen edhe dy partitë tjera opozitare në këtë iniciativë, PDK-ja dhe Nisma.

Nëse hiqet taksa, partia e ish kryeministrit Haradinaj ka paralajmëuar edhe protesta.

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments