Sot eshte ditelindja e aktorit, regjisorit dhe skenaristit Leka Bungo, i cili feston 71 vjetorin e lindjes.
Leka Bungo lindi me 28-02-1944, regjisor,aktor,skenarist.Lindi ne Vlorë .
Ka kryer shkollën e Lartë për aktorë “Aleksandër Moisiu”* dhe më pas një kurs njëvjecar për regjisurë në Institutin e Lartë të Arteve*. Punoi një pjesë kohe si regjisor në teatrin “Bylis”të Fierit*, ku u bë përkrahës I prirjeve të reja në teatër dhe në dramaturgji. Pas vënies në skenë të dramës Histuria e një vajze të K. Dushës më 1973, u kritikua nga organet partiake për qëndrime liberale në art dhe u çua për “riedukim”me punë fizike në Patos. Më pas punoi si regjisor pranë pallatit të kulturës së këtij qyteti. Në fund të viteve ’80 u emërua regjisor në Estradën e Shtetit *, në të cilën vuri në skenë disa shfaqje, ku u prekën probleme të mprehta sociale të kohës dhe ku satira përbënte elementin e tyre më të pranishëm. Pas viteve’ 90 realizoi disa emisione televizive, rëendon me humor politik, duke satrizuar dukuri politike të një regjimi e klase tashmë të përmbysur, por që kishte ende ndikime të forta mbi realitetin e ri postkomunist të krijuar në Shqipëri. Ishte nga të parët që krijoi, në hollin hyrës të godinës së Teatrit Kombëtar*, teatrin privat”Rubairat”,por që shpejt e humbi destinacionin e vet artistik si të tillë,derisa u mbyll më 2001 me rikonstruksionin që iu bë holleve të këtij teatri . Pas vitit 2002, emigroi SHBA.Pervec punës si regjisor dhe aktor, ka shkruar edhe disa drama dhe skenar filmash, ndër to dramën Pabesia si dhe skenarët Pas fasadës, Gjuetia e fundit etj.