Tuesday, April 22, 2025
Nabizi KUPA Gega
789184-C9-03-B5-41-CF-9-D59-B2523658-B380
1ab55e5d-f5c3-470d-bec1-df1777c5234e
HomeMaqedoniAksion i madh policor në Shkup, arrestohen 21 persona

Aksion i madh policor në Shkup, arrestohen 21 persona

Një aksion i madh policor është duke u zhvilluar në fshatin Gërçec të Sarajit dhe në Gazi Babë, kanë thënë burime policore për mediumet maqedonase. Lajmin e ka konfirmuar edhe prokurorja Vilma Ruskovska. Prokuroria për luftë kundër krimit dhe korrupsionit është duke e koordinuar këtë aksion. Burime policore kanë thënë për A1On se deri tani janë arrestuar 21 persona. Ata po dërgohen në stacionin policor në Karposh.
Aksionin po e realizojnë njësitet speciale policore.
Nga MPB kanë thënë se po arrestohen dilerë që shesin drogë personave të varur.
Lajmi është konfirmuar edhe nga MPB, kurse informata zyrtare paralajmërohen gjatë ditës.

AS-Event
REKLAMONI KETU! REKLAMONI KETU!
AS-Event
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments