Friday, April 26, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeMaqedoniAksion i madh policor: Arrestohen nëntë persona, kapen me drogë

Aksion i madh policor: Arrestohen nëntë persona, kapen me drogë

Policia gjatë mbajtjes së një manifestimi muzikor në Dojran të Vjetër mbrëmë, prej orës 20:30 deri në orën 2:30 pas mesnate, ka kryer kontroll dhe i ka privuar nga liria nëntë persona pasi tek ta janë gjetur më shumë lloje të drogës. Siç informoi MPB, të privuar nga liria janë K.A. (18), dhe A.M. (19), të dy nga Shkupi, M.C. (26) dhe D.P. (27), të dy nga Kumanova, G.P. (22) nga Prilepi, N.M. (22) nga Ohri, T.S. (21) nga Vallandova, D.A. (19) nga fshati Nikoliq, komuna e Dojranit dhe I.K. (20) nga fshati Illovicë e Strumicës, pasi tek ta janë gjetur më shumë lloje të drogës.

“Personat janë shoqëruar në stacion policor dhe pas dokumentimit të plotë të rasteve kundër tyre do të shtrohen parashtresa përkatëse”, kumtoi MPB. Në aksion janë përfshirë edhe nëpunës policorë të Sektorit të Punëve të Brendshme Strumicë, në koordinim me nëpunësit policorë të Sektorit për Tregti të Palejuar me drogë, armë dhe materie të rrezikshme në kuadër të MPB-së dhe Njësitit për tregti të palejuar me drogë, armë dhe materie të rrezikshme në kuadër të SPB Shkup.

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments