Njoftim
Ne periudhën ndërmjet 16 dhe 18 Shkurtit të këtij viti, në rajonin që mbulon SPB Ohër janë realizuar më shumë kontrolle dhe aktivitete të përforcuara në trafik .
Nga ana e policisë janë kontrolluar në total 314 automjete të pasagjerëve dhe mjeteve të tjera motorike nga të cilat: (83 Ohër, Strugë-89, 82-Kërçovë dhe Dibër-60), ne total 144 shoferë janë alkotestuar nga të cilët: (Oher-40, 56-Strugë, Kërçovë-28 dhe Diber- 20) .
Nga akcioni i kryer te 13 vozitës të mjeteve motorike është konstatuar prania e alkoolit në gjak nga te cilet: (3-Oher, Strugë-1, 5-Kerçovë dhe Dibër-4). Te njëjtit menjëherë janë shkyqur nga trafiku dhe u jane marrë lejet e vozitjes.
Ne rajonin e Kërçovës, ështe realizuar kontroll i veçantë i automjeteve që kryejnë transport publik me çka janë kontrolluar 34 autobusë të cileve u është kryer kontrolli i gjendjes teknike .
Nga kontrolli i kryer te pesë autobusë janë zbuluar disa paregullësi teknike dhe një autobus është shkyqur menjehere nga trafiku.
Nga kjo dhe nga akte tjera nenligjore të Ligjit mbi Sigurinë në Komunikacion, policia ka dhënë 24 fletpagesa per kundërvajtje dhe gjithashtu 14 Kërkesa per vazhdimin e Prosedurës për Kundërvajtje.
Kontrollet dhe aktivitete të tilla janë kryer në mënyrë që të rrisë nivelin e sigurisë rrugore dhe respektimin e dispozitave të sigurisë së komunikacionit në rrugë dhe do të zbatohen në mënyrë të vazhdueshme në të gjithë territorin.
Sektori për Punë të Mbrendëshme Ohër
Zyra për marëdhënie me publikun