Sunday, April 20, 2025
Nabizi KUPA Gega
789184-C9-03-B5-41-CF-9-D59-B2523658-B380
1ab55e5d-f5c3-470d-bec1-df1777c5234e
HomeRajoniAksidentohet autobusi me shqiptarë në Kroaci (FOTO)

Aksidentohet autobusi me shqiptarë në Kroaci (FOTO)

Një autobus me targa shqiptare u përfshi në një aksident në Kroaci. Mediat kroate raportojnë se nga aksidenti disa nga pasagjerët u plagosën lehtë, por nuk kanë rrezik për jetën.

Aksidenti ndodhi në autostradën A1 pranë zonës së pushimit Jasenice në drejtim të Zagrebit.

“Vetëm një automjet u përfshi në aksident, një autobus me targa shqiptare dhe çfarë ndodhi saktësisht do të mësohet vetëm pas hetimit” tha zëdhënësja e Administratës së Policisë së Zadarit, Ivana Grbin.

Shërbimet e urgjencës mbërritën menjëherë në vendin e aksidentit për t’u ardhur në ndihmë të plagosurve.

AS-Event
REKLAMONI KETU! REKLAMONI KETU!
AS-Event
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments