Aksidentohen babë e bijë, po luftojnë me jetën

0
15
Whats-App-Video-2025-10-17-at-08-34-10-f653538d
Whats-App-Video-2025-10-17-at-08-34-52-b6aa2b7d

Një aksident i rëndë sapo ka ndodhur sonte në rrugën rajonale Bërvenicë – Radiovcë, ku për pasojë mbeten të lënduar rëndë babë e bijë.
Komandanti i zjarrfiksave të Tetovës, Uka Aliti për TetovaSot thekson se viktimat babë e bijë janë në gjendje të rëndë, dhe se janë dërguar me urgjencë në Klinikën e Shkupit.

“Aksidenti i komunikacionit ka ndodhur në rrugën Bërvenicë – Radiovcë, ku me plagë të rënda përfunduan në Spitalin e Tetovës babë e bijë 17 vjeçare, dhe pas vështirësive të lëndimeve ata janë dërguar në Klinikën e Shkupit. Nga atje nuk kemi informacione për gjendjen e tyre”, thekson Uka Aliti nga brigada e zjarrfikësve në Tetovë.

Ekipet e policisë kanë dalë në vendngjarje dhe po inspektojnë shkaqet dhe gjithçka që lidhet me aksidentin.