Aksident tragjik në rrugën Kërçovë-Gostivar, humbin jetën dy shoferët

0
1066

Sot më 5 janar në ora 07:10 në SPB- Tetovë është raportuar se në rrugën kryesore Gostivar-Kërçovë, në afërsi guroreve ka ndodhur një aksident trafiku ku janë përfshirë dy automjete të pasagjerëve: “Audi”. me targa të huaja që drejtohej nga 42-vjeçari E.Z. nga Kërçova dhe vetura “Shkoda” me shenja të Shkupit e drejtuar nga Sh.N.(48) nga Kamenjani i Tetovës.

Whats-App-Image-2025-10-03-at-22-54-06-f3965d67

Në aksident dy vozitësit kanë ndërruar jetë nga lëndimet e marra në vend, ndërsa mjekët e Emergjencës së Gostivarit kanë konstatuar vdekjen. Prokurori publik dhe ekipi i Departamentit të Punëve të Brendshme të Gostivarit kanë kryer këqyrjen në vendin e ngjarjes.


Whats-App-Image-2025-10-03-at-22-47-36-76a070c5