Një familje shqiptare me banim në Arezzo të Italisë është përfshirë në një aksident tragjik, ku ka humbur jetën një 38-vjeçar, ndërsa kanë mbetur të plagosur 3 persona, të gjithë anëtarë të një familjeje.
Aksidenti ka ndodhur pranë Imolas rreth orës 09:00 të mëngjesit të sotëm.
Familja shqiptare ishte duke udhëtuar me një Alfa Romeo 147, kur ka shpërthyer njëra gomë dhe makina është përmbysur duke i marrë jetën shoferit 38-vjeçar.
Të plagosur kanë mbetur 3 personat e tjerë që ndodheshin në makinë, 2 burra dhe një fjalë 19 vjeç, të gjithë të shtruar në spitalin e Imolas.