Aksident në Gorenc

0
10
Whats-App-Video-2025-10-17-at-08-34-10-f653538d
Whats-App-Video-2025-10-17-at-08-34-52-b6aa2b7d

Një aksident automobilistik ka ndodhur sonte në afërsi të fshatit Gorenc. Sipas informacioneve paraprake, një makinë u përplas me një furgon, i cili më pas goditi një makinë tjetër,informon Struga Ekspres.

Si pasojë e aksidentit u krijua një kolonë e gjatë e automjeteve në të dy drejtimet e rrugës Ohër-Kërçovë.

Sipas informaciomeve nga policia, Struga Ekspres mëson se përveç dëmeve materiale nuk ka të lënduar.

Policia ishte në vendin e ngjarjes për të hetuar rastin.

(Struga Ekspres)