Aksident i tmerrshëm, një i vdekur dhe një i lënduar

0
12

Pas një aksidenti komunikacioni që ndodhi mbrëmë në bulevardin “Serbia” në Shkup, shoferi i një automjeti taksi vdiq, ndërsa një person është lënduar më rëndë.
Aksidenti ka ndodhur rreth orës 01:25 kur një automjet i markës “Audi A4” i drejtuar nga GJ.D (28) është përplasur me një automjet “Peugeot 207” i drejtuar nga A.M (60) nga Shkupi , ndërsa pastaj përmes pjesës me bar që ndan korsitë ka kaluar në drejtimin e kundërt dhe është përplasur në gardhin e një pompe benzine dhe automjetin taksi “Škoda Octavia” i drejtuar nga T.J (58) nga Shkupi.

Whats-App-Image-2025-10-03-at-22-54-06-f3965d67

Pas aksidentit, “Audi” është përfshirë nga zjarri dhe është djegur tërësisht. Me këtë rast ka intervenuar edhe ekipi nga Brigada Zjarrfikëse Territoriale e Qytetit të Shkupit.

Lëndime të lehta trupore, gjegjësisht fraktura në gjunjë kanë marrë B.M (21) nga fshati Sopisht i cili ka qenë bashkudhëtar i Gj.D.


Whats-App-Image-2025-10-03-at-22-47-36-76a070c5