Monday, May 6, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeBotaAksident i tmerrshëm në Zvicër: 6 të lënduar, dy shqiptarë me plagë...

Aksident i tmerrshëm në Zvicër: 6 të lënduar, dy shqiptarë me plagë të rënda (FOTO)

Një aksident i rëndë ka ndodhur paraditen e së enjtes në relacionin në mes të Suhr dhe Hunzenschwil në Kantonin Aargau të Zvicrës. Sipas hetimeve fillestare të policisë zvicerane, një veturë e kaltër e llojit VW nga drejtimi Hunzenschwil, për shkaqe ende të panjohura ka dalë në korsinë e kundërt të rrugës.

Vozitësja 33-vjeçare nga Eritrea ka qenë duke bërë orë praktike në vozitje me leje të përkohshme, thuhet në një komunikatë të policisë, përcjellë Shtegu.com. Ajo dhe bashkudhëtarja e saj janë lënduar rëndë. Ekipi i zjarrfikësve është dashur t`i lirojë nga vetura plotësisht e dëmtuar. Një fëmijë që ka qenë brenda në veturë, gjithashtu ka pësuar lëndime pjesërisht të rënda.

Në veturën që ka qenë duke ardhur nga ana e kundërt, një VW i zi, vozitëse ka qenë një kosovare 52-vjeçare e cila ka pësuar lëndime pjesërisht të rënda. Bashkudhëtarja e saj është lënduar rëndë, ndërsa një tjetër ka kaluar me lëndime më të lehta.

Për të lënduarit janë mobiliziar shtatë autoambulanca dhe dy helikopterë. Hetimet e shkakut të aksidentit do të vazhdojnë deri në ndriçimin e plotë të rastit. (Shtegu.com)

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments