Një aksident i rëndë ka ndodhur në Strumicë ku vetura “Volswagen Sharan” me targa të Strumicës, ka goditur në një mur betoni pas çka lëndime të rënda ka marrë bashkëudhëtari M.M.(35) nga Strumica i cili nuk ka mundur t’i mbijetoj plagëve të marra dhe ka ndërruar jetë gjatë rrugës për në spital, transmeton Zhurnal.
Mbrëmë rreth orës 20:00, shoferi i veturës P.A. (32) nga Strumica, për shkak të shpejtësisë ka humbur kontrollin dhe ka goditur në një mur betoni. Në këtë aksident është lënduar bashkëudhëtari M.M. (35) nga Strumica, i cili nuk ka mundur ti mbijetoj plagëve të marra dhe si pasojë ka ndërruar jetë rrugës për në spital.
Lëndime të rënda ka marrë shoferi i veturës P.A. si dhe bashkëudhëtari i tij R.A. të cilët janë dërguar në Qendrën Mjekësore në Strumicë.