Para pak çastesh në fshatin Kondovë, në afërsi të medresesë ka ndodhur një aksident trafiku, me çrrastë një makinë ka përplasur një fëmijë duke i shkaktuar plagë të rënda, shkruan Alsat. Fëmija menjëherë është dërguar për kurim në spital. Ndërkohë që policia ka dalë në vendngjarje dhe po merret me hetimin e rastit. Sipas dëshmitarëve okularë, deri tek aksidenti ka ardhur nga shpejtësia e madhe me të cilën ka lëvizur mjeti që ka përplasur fëmijën. /Alsat.mk