Saturday, May 4, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeMaqedoniAksident i rëndë, një i vdekur dhe dy të lënduar rëndë

Aksident i rëndë, një i vdekur dhe dy të lënduar rëndë

Një person ka humbur jetën në një nga gjithsej 12 aksidentet e regjistruara gjatë ditës së djeshme në rajonin SPB të Shkupit. Në njërin aksident janë lënduar rëndë dy persona, ndërsa në pesë me lëndime më të lehta kanë kaluar pesë persona. Në pesë aksidente është shkaktuar dëm material. Nga MPB informojnë se dje policia rrugore ka zbuluar dhe sanksionuar një numër të madh të shkeljeve. Njëzet e pesë shoferë kanë lëvizur me shpejtësi më të madhe nga e lejuara, një shofer ka kaluar në udhëkryq në dritë të kuqe, një shofer nuk u kanë dhënë përparësi këmbësorëve për të kaluar, dy shoferë për rreshtim të gabuar dhe tre shoferë për parakalim jo të rregullt. Nga trafiku është përjashtuar një shofer, i cili e ka drejtuar automjetin nën ndikimin e alkoolit dhe gjashtë shoferë para se ta marrin të drejtën për drejtim të automjetit, si dhe shtatë automjete të paregjistruara. Janë hasur edhe 67 automjete të parkuara në mënyrë të parregullt.

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments