Aksident i rëndë në Tetovë, disa të lënduar (VIDEO)

0
24
Whats-App-Video-2025-10-17-at-08-34-10-f653538d
Whats-App-Video-2025-10-17-at-08-34-52-b6aa2b7d

Në hyrje të Tetovës, te rrethrоtullimi i parë ka ndodhur një aksident komunikacioni ku janë përfshirë dy makina. Sipas informatave të Alsat, ka edhe persona mjaftë të lënduar të cilët janë dërguar për në spital. I menjëhershëm ka qenë edhe intervenimi i zjarrfikësve të cilët me 3 automjete janë shfaqur në vendin e ngjarjes për të asistuar në nxjerrjen e të lënduarve nga makinat. Në vendin e ngjarjes ka ardhur edhe policia për të kryer inspektimet se si ka ardhur deri tek aksidenti dhe për të mësuar shkaqet.

Besian Leka