Shtatë persona janë lënduar në një aksident të rëndë komunikacioni që ka ndodhur sot në Tetovë.
Zëdhënësi i policisë së Tetovës, Marjan Josifovski, ka precizuar se aksidenti ka ndodhur paradite në rrugën që lidh fshatrat Zherovjan dhe Radiovc, në afërsi të urës së fshatit Radiovc. Aksidenti ka ndodhru kur janë përplasur vetura “Volkfagen Golf” me targa të Prilepit e drejtuar ga një 26 vjeçar nga fshati Senokos dhe një “Mercedesi” me targa tetovare që është drejtuar nga 34 vjeëari Sh.S. nga Reçica e Madhe.
Në aksident lëndime të rënda ka marrë një bashkudhëtarë në veturën “Golf”, lëndime trupore kanë marrë dy shoferët e veturave dhe një bashkëudhëtarë në veturën “Mercedes”. Me vetura tjera ata janë transferuar në Klinikën e Tetovës. Pas ndihmës së dhënë, tre persona janë lëshuar në shtëpi, kurse katër janë ndalur në spital.