Më datë 29.12.2023, në ora 11:10, është raportuar se në Strugë automjeti i pasagjerëve “Peugeot” me targa të Vevçanit, i drejtuar nga një 33-vjeçar nga fshati Vevçan, ka goditur një 80-vjeçar nga Struga.
Në aksident këmbësori ka pësuar lëndime të rënda trupore, të konstatuara në Spitalin Special “Shën Erazmo” në Ohër. Inspektim është kryer nga Prokurori Publik dhe një ekip inspektues nga Stacioni Policor Strugë, njofton MPB.(Struga Ekspres)