Monday, May 12, 2025
Nabizi KUPA Gega
789184-C9-03-B5-41-CF-9-D59-B2523658-B380
1ab55e5d-f5c3-470d-bec1-df1777c5234e
HomeKosovëAksident i rëndë në rrugën Prishtinë-Podujevë, dy të vdekur dhe dy fëmijë...

Aksident i rëndë në rrugën Prishtinë-Podujevë, dy të vdekur dhe dy fëmijë të lënduar rëndë

Një aksident i rëndë trafiku me pasoja fatale ka ndodhur në orët e para të ditës së sotme. Dy persona kanë humbur jetën ndërsa dy të tjerë janë në gjendje të rëndë.

Në këtë aksident kanë qenë të përfshira, një veturë me targa të huaja e cila ka qenë në lëvizje dhe një autobus.

Zëdhënësja e Drejtorisë Rajonalë të Policisë në Prishtinë, Flora Ahmeti, i tha KosovaPress-it se informatën për aksidentin e kishin marrë rreth orës 04:40 të ditës së sotme.

“Si pasojë e aksidentit lëndime të rënda trupore kanë pësuar katër persona, dy prej tyre nuk kanë arritur të përballojnë plagët dhe të njëjtit kanë ndërruar jetë”, tha ajo.

Mësohet se viktimat e këtij aksidenti janë Sh.S, mashkull, 36 vjeç dhe M.S, femër, 35 vjeç, trupat e pajetë të të cilëve janë dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore, ndërsa dy personat tjerë të lënduar, fëmijë, janë dërguar për tretman mjekësor.

Policia ende është duke punuar rreth sqarimit të rastit dhe shkaqeve të aksidentit.

AS-Event
REKLAMONI KETU! REKLAMONI KETU!
AS-Event
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments