Aksident i rëndë në ora 5 të mengjesit në Shkup, vetura ka hipur mbi gardhin ndarës të rrugës

0
251
Whats-App-Video-2025-10-17-at-08-34-10-f653538d
Whats-App-Video-2025-10-17-at-08-34-52-b6aa2b7d

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur mëngjesin e sotëm në rrugën “Brigada e Tretë Maqedonase”, raportoi “Sloboden Peçat”. Një veturë “Volkswagen Touareg” ka rrëzuar një semafor dhe më pas ka hipur mbi gardhin ndarës të rrugës.

Aksidenti ka ndodhur rreth orës 5 të mëngjesit. Deri tani nuk ka informacion nga MPB nëse ka viktima të mundshme. Më shumë detaje priten gjatë ditës.