Sunday, June 23, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeMaqedoniAksident i rëndë afër Zajazit, disa persona dërgohen në spital!

Aksident i rëndë afër Zajazit, disa persona dërgohen në spital!

Disa persona janë transportuar në spital për trajtim dhe ndihmë mjekësore pas aksidentit të trafikut që ka ndodhur pasditen e sotme në rrugën kryesore Kërçovë-Gostivar afër Zajazit.

Policia është duke kryer kontrollet e ndërkaq komunikacioni është në ndërprerje.

Sipas informacioneve nga SPB Ohër, në zonën ndërmjet fshatit Zajaz dhe Greshnicë, rreth orës 15:00 ka ndodhur një aksident trafiku në të cilin janë përfshirë tre automjete të pasagjerëve dhe një i mallrave (kamion). Menjëherë pas raportimit, disa persona janë transportuar në institucionet mjekësore për ofrimin e ndihmës.

Arsyet që kanë çuar në aksident do të dihen pas hetimeve që po vazhdojnë.

Nga LAMM njoftuan se për shkak të aksidentit të trafikut në rrugën Kërçovë-Gostivar nga ora 15;35 komunikacioni është në ndërprerje në të dy drejtimet.

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments