Monday, May 5, 2025
Nabizi KUPA Gega
789184-C9-03-B5-41-CF-9-D59-B2523658-B380
1ab55e5d-f5c3-470d-bec1-df1777c5234e
HomeMaqedoniAksident fatal në rrugën Manastir-Resnjë, ndërron jetë 46 vjeçari

Aksident fatal në rrugën Manastir-Resnjë, ndërron jetë 46 vjeçari

*Një person ka humbur jetën dhe dy të tjerë janë lënduar në një aksident trafiku që ka ndodhur mbrëmë në rrugën Manastir – Resnjë, në afërsi të zonës së quajtur Makazi.

Nga SPB Manastir njoftojnë se aksidenti ka ndodhur pasi automjeti i pasagjerëve BMW me targa të Resnjës, i drejtuar nga një 46-vjeçar banues në një fshat të Resnjës, ka përplasur automjetin Peugeot me targa të Manastirit, i cili nga ana e tij është përplasur me automjetin e tretë BMW, i drejtuar nga një 47-vjeçar, banues në Resnjë.

Nga përplasja 46-vjeçari ka ndërruar jetë në vend, ndërsa vdekjen e ka konstatuar mjeku i Emergjencës së Resnjës.

Drejtuesi i automjetit dhe pasagjeri në automjetin tjetër BMW janë dërguar në Spitalin klinik Manastir për ndihmë mjekësore.

AS-Event
REKLAMONI KETU! REKLAMONI KETU!
AS-Event
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments