Tuesday, December 10, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2
REKLAMONI KETU!
HomeMaqedoniAhmeti: Populli shqiptar nuk shfaroset asnjëherë

Ahmeti: Populli shqiptar nuk shfaroset asnjëherë

Lideri i BDI Ali Ahmeti në fjalimin e tij para të pranishmëve në ceremoninë e rivarrimit të trupave të vrarë gjatë viteve 1913, ka pohuar se ai dhe subjekti i tij politik vazhdon të insiston që të hartohet një rezolutë e përbashkët që do ta dënon këtë gjenocid, njofton medial.

“104 vjet më parë, gjenocidi i Çubrilloviçit dhe shumë “viçave” të tjerë tentuan ti shfarosin popullin shqiptarë, por le ta dinë perandori dhe sulltanët, se ky popull nuk shfaroset asnjëherë. Atë që tha Bekim Jashari, se e kaluara nuk duhet të na përsëritet, është porosi e cila doli nga goja, dhe zemra e familjes Jashari, familje kjo e cila dha mbi 60 martir të luftës, ju masakruan mbi 60 anëtarë, dhe sot jep mesazhe për paç, kjo tregon se populli shqiptarë është popull paqedashës, i cili nuk ka dashtë asnjëherë konflikte, por tregon se ky popull po ashtu, ka ditë që edhe të qëndron ballë lartë sfidave të kohës. Le ta dinë edhe maqedonasit, se këto të masakruar këtu, meritojnë një vëmendje të posaçme, sepse viktima të tillë kanë pas edhe popujt të tjerë, dhe prandaj edhe ishte ideja jonë si BDI që ta hartohet një ligj me të cilin do të dënohen aktet e tilla çnjerëzore, dhe në këtë mënyrë të hartohet një rezolutë e përbashkët”, tha mes tjerash lideri i BDI Ali Ahmeti.

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments

error: Content is protected !!